Banorët e Bashkisë Vau Dejës, janë përballur këtë të shtunë me një situatë të pazakontë, një përmbytje në pak orë shi që shkatërroi pronën e shumë banorëve.
Por në këtë situatë gjithçka ka një emër, ai është keqmenaxhimi që po i bëhet bashkisë Vau Dejës.
U pa qartë, që gjithçka vjen si rrjedhojë e inekzistëncës së pushtetit vendorë, mungesës së pastrimit të kanaleve kulluese dhe indiferencës atëherë kur banorët kanë nevojë për to.
Partia Demokratike Dega Vau Dejës, denoncon me forcë këtë situatë të krijuar ndërkohë që është pranë banorëve duke denoncuar çdo aferë korruptive që rëndon në xhepat e taksapaguesve të bashkisë Vau Dejës.
Në dokumentet zyrtare, është e faktuar që për pastrimin e këtyre kanaleve kulluese që përmbytën Vaun e Dejës, bashkia ka shpenzuar me qindra milionë lekë, ndërkohë që në pak orë shi, të gjitha këto para zënë vend në xhepat e pushtetarëve.
237 milion lekë të vjetra janë shpenzuar nga Bordi i Kullimit për pastrimin e kanaleve kulluese në Vau Dejës.
Ndërkohë që vetëm gjatë 3 viteve të fundit, administrata e bashkisë Vau Dejës ka shpenzuar sërish, plot 870 milion lekë të vjetra nga taksat e qytetarëve për karburant+lubrifikant, karburant ky ku përfshihet edhe për pastrimin e kanaleve kulluese edhe pse banorëve nuk ju ka vlejtur investimi imagjinar i kryer nga bashkia Vau Dejës.
Janë taksat e banorëve që shkojnë në drejtim të paditur, ashtu siç uji i mori pronën dhe bagëtitë, taksat e tyre përfundojnë në xhepat e që sot kanë zaptuar bashkinë me keqmanaxhim dhe pa asnjë vizion për të ardhmen.
Sot bashkia Vau Dejës është kthyer në grabitëse të taksave ndërkohë që keqmenaxhimi faktohet edhe nga vetë banorët.
Partia Demokratike, fton organet ligjzbatuese të nisin një hetim të menjëhershëm për keqmenaxhimin e taksave nga bashkia Vau Dejës për pastrimin e kanaleve kulluese. /Deklaratë për mediat e kryetarit të PD- së Vau Dejës Benard NDRECA/