Një incident është shënuar para pak minutash në qytetin e Lezhës, ku disa të rinj janë konfliktuar me futbollistë të “Besëlidhjes”. Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit. Siç duket nga videoja e siguruar nga ‘Balkanweb’, objekt i dhunës janë futbollistët me ngjyrë, të cilët prej disa kohësh janë pjesë e këtij ekipi. Të rinjtë mbajnë në duar disa shkopinj, me të cilat tentojnë të godasin futbollistët.
Duke mos ditur të flasin shqip, këta te fundit dëgjohen teksa thërrasin “Gjoka, Gjoka”, emri i presidentit të klubit “Besëlidhja”. /BALKANWEB/