Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë në “pritje të ëmbël” të një vajze, fryt i parë i dashurisë së tyre, e cila prej frreth 1 viti, ka lindur e zhvilluar në sytë e një audience të gjërë, edhe pas daljes nga “BBVip2”.
Natën e 29 nëntorit 2023, Kiara ka ndjekur në një koncert në shesh në Tiranë Luizin, i cili ishte i ftuar në koncertin për “Natën e bardhë”. Pavarësisht temperaturave të ulta, Kiara edhe pse shtatzënë, e ka shijuar, sidomos pjesën kur Luizi i këndon vajzës në ardhje këngën që i ka dedikuar “Frymë”.
Ditën e sotme, Luizi ka publikuar një video, ku bashkëbisedon me Kiarën, tashmë për një kerkesë tjetër. Ai i kërkon bashkëshortes një tjetër fëmijë, duke përcaktuar edhe gjininë e tij, çun.
Kiara i thotë të bëjmë këtë që kemi nisur, duke i kujtuar Luizit se edhe ai si të gjithë baballarët shqiptarë, duan një çun. Sigurisht nuk mungojnë edhe batutat, të cilat mund ti shijoni në videon më poshtë.