Shkodra ka hapur dyert në Kinema Republika për edicionin e 7-të të festivalit “Ekrani i Artit”. Nën titullin Solitude and Multitude filmat e edicionit të sivjetshëm eksplorojnë këto skaje të pandashme të ekzistencës njerëzore ku vetmia dhe shumësia, individi dhe komuniteti, thjeshtësia dhe kompleksiteti, intimiteti privat dhe dimensioni publik përvijohen mes nuancash, kalimesh e sfumaturash të panumërta.Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në një intervistë për mediat eshte shprehur i kënaqur për rivendosjen në punë të kinemasë së qytetit si një hapësorë publike për të gjithë qytetin, nderkohe që puna për rikonstruksionin e plotë do të vijojë sërish.
Për organizatorin e festivalit “Ekrani i Artit”, Adrian Paci ka falenderuar bashkinë Shkodër për punën që eshte bere për të rivënë në funksion të publikut të kinemasë si hapësirë të komunitetit qytetar, si hapësirë publike dhe tempull të kinematografisë.
Nga data 5 – 9 Qershor, Shkodra do të mirëpresë vepra të video artit, filmit të shkurtër e të gjatë, dokumentar e fiksion, punime nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë që do të shfaqen në Kinema Republika, Art House, Galerinë e Arteve, Vendin e Dëshmise e Kujtesës, Qëndrën Rinore Arka, Auditorin Franceskan, Galerinë Oda dhe në Kalanë e Rozafës. Ndërkohë Ekrani i Artit vazhdon traditën e tij për të mos e përsëritur asnjëherë vetveten, jo vetëm duke sjellë filma e autorë të rinj, por duke rinovuar vetë strukturën e Festivalit