Ramadan Likaj ka mbajtur fjalën e tij të parë në Kuvendin e Shqipërisë pasi u zgjodh deputet i PD- së në Qarkun e Shkodrës me 25 prill. Në hapje të fjalës së tij, deputeti Likaj që do të përfaqësojë Malësinë e Madhe në parlament, ka falenderuar zgjedhësit për mbështetjen që i dhanë duke e dërguar si përfaqësues të tyre në Kuvend.
Në vijim, ai ka folur për fushatën elektorale, duke komentuar klndërshtarët që kishte përballë me 25 prill. “Kisha përballë një ekip që ka marrë peng prej vitesh Malësinë e Madhe”, ka thënë mes të tjerave deputeti demokrat Ramadaj Likaj. Më poshtë, fjala e plotë, e parë e deputetit Likaj në seancën plenare të votbesimit të qeverisë “Rama 3” në Kuvend.