Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka qënë pranë ekipit të Vllaznisë një ditë para klasikes së futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana që do të luhet të shtunën në “Loro Boriçi”. Kryetari i bashkisë Benet Beci përgëzoi të gjithë lojtarët për rezultet e arritura deri tani ndërkohë që garantoi mbështetjen e vazhdueshme për futbollistët dhe ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë.
Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, falenderoi kryebashkiakun për ndihmën që po jep për Vllazninë dhe vemendjen ndaj klubit.
Ndeshja Vllaznia – Tirana, do të luhet të shtunën në orën 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”, një ndëshje derbi e shqipërisë që pritet të kthehet në një ditë feste për shkodrën dhe tifozet kuqeblu që do të mbushin shkallët e stadiumit në mbështetje të ekipit të zemrës.Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia kanë përgatitur edhe një koncert festiv përpara sfidës ndërkohë që janë premtuar edhe plot supriza të tjera për tifozët e pranishëm.