Lideri i Opozitës Shqiptare Lulzim Basha, e ka nisur aktivitetin ditor me një videoje të shpërndarë në “Facebook”, ku shkruan se Rama kujdeset vetëm për veten. Basha nënvizon se është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë e shqiptarët.
Kryetari i Partisë Demokratike vlerëson se Rama premtoi ulje të borxhit, ndërsa situata flet për realitet mjeran dhe një borxh publik të shtuar. Basha shprehet se ka plan konkret që t’i kthejë Shqipërisë shpresën.
PUBLIKIMI I LIDERIT TË OPOZITËS LULZIM BASHA
Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët!