Bylisi ka fituar me përmbysje në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Një përmbysje e thjeshtë për ballshiotët që ngjall dýshime të shumta. Pjesa e parë u fitua nga bardheblutë me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Efbosë u shthúr totalisht, duke pësuar 2 gola mjaft të thjeshtë.
Në sekondat e fundit të lojës, Bylisi kishte shansin e artë për të thelluar avantazhin, por Goxhaj gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.Përmbysja e Bylisit ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë është shoqëruar me dyshime të mëdha se ndeshja është njollosur nga hijet e trukimeve. Koeficientet në kompanitë e basteve tregojnë për luhatje shumë të çuditshme që përkon me sjelljen e ekipeve në fushë.
Kësaj i shtohet fakti se një agjenci ndërkombëtare integriteti, “Sport Integrity Team”, e kishte parashikuar që sfida do të përmbysej në pjesën e dytë nga vendasit.
Gjatë ndeshjes së sotme, në fillimin e pjesës së dytë, VIP Sport është kontaktuar nga agjencia ndërkombëtare në fjalë, e cila merret me raportet ndërkombëtare për luhatjet e koeficienteve të basteve në tregjet ndërkombëtare, për të sinjalizuar se në këtë ndeshje po ndodhnin gjëra të çuditshme.
“Ndeshja do të përfundojë 2-1. Koeficientët janë absurde dhe kjo ndeshje do të përmbyset me pjesë”, ishte komunikimi në momentin kur sfida ishte ende 1-0 për Tiranën.
Në fund të ndeshjes, pak para penalltisë, VIP Sport iu komunikua nga i njëjti burim se do të ishte edhe një gol i tretë që do të shënohej, por në fund Goxhaj humbi penalltinë që në fakt do të çonte në 3-1 sfidën për ballshiotët. Hije të rënda këto mbi futbollin shqiptar që e kthejnë në shumë vite mbrapa në historitë që sollën ndëshkime disavjeçare dhe hijen e turpit në të gjithë botën.