Komisioni qëndror i zgjedhjeve ka certifikuar këtë të shtunë nëpërmjet një vendimi rezultatet e zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë Shkodër dhe anëtarët e Këshillit bashkiak, sipas tabelave me të dhëna të dërguara nga KZAZ-të për të cilat nuk pati pretendime.
Ndërsa sa i përket anëtarëve në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Shkodër, Partia Socialiste do të ketë shumicën me 18 anëtarë, e pasuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 13 anëtarë, 12 anëtarë do t’i ketë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit e pasuar nga Partia Demokratike zyrtare që do të ketë vetëm 5 anëtarë.
Sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Celibashi, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 5 ditëve në KAS- in e KQZ- së, duke nisur nga dita e sotme.