Pak ditë më parë deputeti Lulzim Basha bëri një takim në Laç me njerëz të mbledhur nga rrethet e tjera.
Por sot, demokratët mbështetës të Berishës, kanë marrë selinë e tyre, ku kanë zhvilluar edhe mbledhjen e tyre të parë.
Grupi i rithemelimit të Partisë Demokratike ka marrë sot edhe selinë e demokratëve atë të Kurbinit.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe anëtarët e grupit të Rithemelimit Flamur Noka, Aldo Bumçi si dhe anëtare, kryetarë dhe anëtarë të grupseksioneve në Kurbin.