Ashtu si në dy seancat e mëparshme plenare, edhe në këtë seancë të gjithë deputetët e Kuvendit i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm. Në hyrje të Kuvendit është vendosur një ekip mjekësh, të cilët iu kanë matur temperaturën deputetëve, si dhe i kanë kontrolluar për maskat dhe dorezat.
Ky kontroll është bërë, për shkak se ndodhemi në një situatë të pazakontë të përhapjes së korona virusit. /BW/