Ndërsa epidemia e koronavirusit ka “rrethuar” Shqipërinë me raste tashmë edhe në Greqi e Maqedoninë e Veriut, kontrollet mjekësore në pikat kufitare mungojnë. Të paktën në Pikën e Kalimit Kufitar në Muriqan, sipas asaj që pohon ish- kryeministri Berisha. Ai ka publikuar në facebook denoncimin e një qytetari, shoqëruar me një video që tregon doganën e Muriqanit. Të paktën në pamjet e publikuara, nuk shihen askund “bluza të bardha” që sipas Ministrisë së Shendetësisë, kryejnë kontrollin e të gjithë personave që hyjnë në territorin shqiptar. Pë poshtë, postimi i ish- kryeministrit Berisha dhe video.
Denoncon mashtrimin e Edvin Çekapit dhe ndrikull Hajnise per kontrollet ne pikat kufitare! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e udhetarit dixhital. sb
Mirmbrema Doktor sapo kaluam doganen e muriqanit dhe nuk ka asnje dhoj kontrolli shendetsor ktu keshtuqe Rama bashke me Manastirlushen genjejne kur thone qe i kemi marr t gjitha masat Zoti na ruajt se per kta kishim vdek t gjithe. /ShkodraWeb Media/