“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është k.riminel i rangut të tretë”. Keshtu ka deklaruar sot kreu i PD-se, Lulzim Basha, teksa e cileson Ramen, si nje rrezik për çdo familje. Në një video bashkëngjitur statusit te postuar sot ne faqen e tij ne Facebook, Basha sjell në vëmendje kryebashkiakët socialistë dhe deputetët e PS që kanë pasur probleme me ligjin dhe fshehjen e të shkuarës, nga Mark Frroku dhe Saimir Tahiri dhe nga Elvis Roshi te Vangjush Dako.
REAGIM I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA
“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një k.riminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar d.roge që ka fshehur të kaluarën e tij. Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra k.riminelë me rekorde të tmerrshme k.riminale, trafikantë, përd.hunues e deri v.rasës.
Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e k.rimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i d.rogës dhe korrupsionit.
K.rimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë k.rimin duhet të largojmë Edi Ramën.”
#ShqipëriaSiEuropa #RamaIk