Besimtarët e krishterë në mbarë botën, kanë kremtuar mbrëmjen e djeshme Lindjen e Krishtit. Në të gjitha kishat, janë zhvilluar ceremonitë fetare, në orare të pazakonta pas kufizimeve për shkak të pandemisë.
Në Shkodër mesha kryesore është kremtuar në Katedralen e Shën Shtjefnit, e udhëhequr nga imzot Angjelo Massafra. Edhe në këtë ceremoni, janë respektuar maksimalisht rregullat e vendosura nga autoritetet.
Në meshën e zhvilluar, ishte e pranishme edhe Qytetarja e Parë e Shkodrës Voltana Ademi, bashkë me familjen e saj. Në përfundim të meshës, kryebashkiakja e Shkodrës ka përcjellë edhe urimin e saj për të gjithë besimtarët. /ShkodraWeb Media/