Shërbimet e Postës së Policisë Theth, kanë konstatuar se në një objekt ekzistues ishin kryer punime me qëllim shtimin e ambienteve për përfitime nga turizmi.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, është vënë në pranga pronari i objektit, shtetasi Gj. D., 59 vjeç, i cili dyshohet se i ka kryer punimet me qëllim krijimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.