Spitali pediatrik në qytetin e Sarandës është në një gjëndje të mjerueshme.
Spitali, i cili daton që nga koha e Luftës së Dytë Botërore është i mbushur me pisllëqe dhe insekte, jashtë çdo standarti minimal higjiene.
Denoncimi për gjëndjen katastrofike të këtij spitali, i cili gjendet në njërin prej qyteteve më të vizituar nga turistët ka ardhur nga një qytetar.
Ja çfarë thotë ai për JOQ
Saranda është e mbushur plot me turistë të huaj, por nëse u sëmuret ndonjë fëmijë do e sjellin në një spital të mbushur me milingona dhe krimba. Është për të vënë duart në kokë, por ç’të bësh këtë shtet kemi ne.