Grupi D i Euro 2020 ka dhënë verdiktet natën e sotme. Tre nga katër ekipet janë kualifikuar për në fazën e mëtejme. Anglia “ka kryer detyrën” ndaj Çekisë, e cila po ashtu ishte e kualifikuar para nisjes së ndeshjeve. Ka mjaftuar një gol i Sterling për të lënë të parët në grup kombëtaren e “3 luanëve” të Anglisë.
Në ndeshjen tjetër, Kroacia fitoi 3-1 ndaj Skocisë. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, kroatët shënuan të parët, por vendasit barazuan. Por në të dytën, perla e Modriç ndryshoi lojën. Një supergol i kapitenit.
Perisiç shënoi golin e tretë, duke vulosur kualifikimin, madje si vend i dytë në grup, për shkak të golaverazhit më të mirë se Çekia. Kjo e fundit kalon si vend i tretë më tej.