Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka pritur në një vizitë zyrtare, Kryetarin e Bashkisë së Roterdamit, z. Ahmed Aboutaleb. Gjatë kësaj vizite, kryebashkiaku i Roterdamit, shoqerohej edhe nga Ambasadorja e Holandës në Tiranë.
Gjatë kësaj vizite, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka njohur homologun e saj, në lidhje me zhvillimet qe ka pësuar Shkodra gjatë viteve të fundit, e kryesisht tashmë pas reformës territoriale. Zonja Ademi, gjatë fjalës së saj ka treguar resurset natyrrore dhe mundësitë e medha që i ofrohen Shkodrës nëpërmjet promovimit dhe zhvillimit të turizmit, por ajo është ndalur edhe tek bicikletat, mjeti simbol lëvizës i Shkodrës që e bashkon atë me Roterdamin.
Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, është shprehur se Shkodra falë këtyre potencialeve të mëdha të natyrës, me det, mal, liqen dhe lum ka mundësi të mëdha të zhvillimit, dhe është shprehur i gatshëm që Bashkia e Roterdaimit të ofrojë asistencë dhe të mbështesë Bashkinë e Shkodrës në zhvillimin e shumë inisiativave në promovomin e turizmit. Ai ka ftuar Kryetaren e Bashkisë Shkodër për një vizitë në Roterdam, për t’u njohur me teknikat dhe format e punës që kryhen atje dhe implementimin e tyre dhe në Shkodër.
Kjo është vizita e parë e Kryetarit të Bashkisë së Roterdamit në Shkodër, por gjatë këtij takimi janë hedhur hapat e parë të bashkëpunimit mes dy qyteteve Shkodrës dhe Roterdamit. /Marre nga faqja zyrtare ne Facebook e Bashkise Shkoder/
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/1305317769574087/