Një standard i ri për shfytëzimin e hapësirave publike do të implementohet në zonën turistike të Shirokës. Ka qënë vetë kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci i cili ka prezantuar një plan të tillë, i cili synon sistemimin e plotë të zonës së Shirokës, duke qënë zona të dedikuara për shërbimet, korsitë e biçikletave dhe hapësirën për qytetarët.
Ky standart përfshin edhe modelin e stendave dhe çadrave që do të vendosen nga bizneset së bashku me tabolinat e shërbimit që do të jenë të detajuara dhe të stilizuara, në mënyrë që të ketë një uniformitet në këtë pikë turistike të Shkodrës.
Zona e Shirokës është një nga pikat kryesore turistike të qytetit të Shkodrës dhe ka marrë një vemëndje maksimale nga Bashkia Shkodër në sisteminin e plotë të saj për të qënë në kushte sa më optimale për ti ofruar një sezon turistik të suksesshëm.