Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, ka inspektuar ditën e sotme segmentin rrugor nga sheshi “Demokracia” në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Ky segment rrugor i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë ku është parashikuar sistemimi dhe riasfaltimi i këtij segmenti rrugorë në qëndër të qytetit të Shkodrës. Qytetari i parë i Shkodrës Benet Beci u shpreh se kjo është një ndërhyrje që po bëhët në bazë të planit që ka bashkia për të ndërhyrë në rrugët e qytetit dhe të njësive administrative.
Ai është pyetur edhe për rrugën e Dukagjinit, segment në të cilin që pas aksidentit të tragjik të eskavatoristit janë ndalur punimet. Ai është shprehur se një ekip i specializuar, po hartojnë planin për të ndërhyrë në këtë rrugë me anë të minave të telekomanduara, proces i cili do të përfundohet brënda 20 ditëve.
Përvec këtij segmenti rrugorë që është në proces, në qytetin e Shkodrës do të nis puna edhe në rikonstruksionin e rrugës në Bulevardin “Mehmet Pashë Plaku”, një tjetër nyje e rëndësishme e rrjetit rrugorë në brëndësi të qytetit të Shkodrës.