Velipoja vazhdon të jetë në fokusin e administratës së re bashkiake Beci. Ndërsa pastrimi i hotspoteve të trashëguara në vite vijon, kryebashkiaku Benet Beci ka qenë sot në Velipojë për të ndjekur ecurinë e punës që po realizohet në terren.
Në fokus vijon të mbetet pastrimi i pikave problematike në plazhin e Velipojës por edhe përmirësimi i sherbimit të pastrimit në këtë zonë por edhe çdo zonë tjetër tursitike në Bashkinë e Shkodrës.
Beci ka parë nga afër punën që po vijon, ndërsa ka bashkëbiseduar me pronarë të bizneseve, banorë por edhe pushues që kanë zgjedhur Velipojën për të kaluar disa ditë çlodhëse.