Pak orë pasi PD Vau Dejës e akuzoi për abuzime me fondet për rikonstruksionin e shkollave, Mark Babani ka dalë para mediave për të dhënë versionin e tij. Ai ka ftuar mediat në Bashkinë e Vau- Dejësit të cilën e kryeson pas zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.
Babani fillimisht, ka folur lidhur me pozicionin e tij lidhur me denoncimin që ka bërë PD për të kaluarën e tij të errët, e cila sipas opozitës duhet ti shkaktojë atij ndërprerjen e mandatit. Në këtë pikë, ai ka akuzuar për falsifikim dhe madje mashtrim duke marrë foton e tij dhe asociuar me emrin dhe dënimin e dikujt tjetër.
Më pas, Babani ka folur edhe për akuzën që i drejtohej nga PD Vau- Dejës, duke thënë se rikonstruksioni i shkollës për abuzimin me fondet e të cilës akuzohej, ishte i domosdoshëm.
VIDEO, AKUZAT E PD- SË PËR KRYEBASHKIAKUN MARK BABANI