Kryeministri Edi Rama i shoqeruar nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, së bashku me ministren Elisa Spiropali dhe ministren Mirela Kumbaro, me drejtues të tjerë vendorë, kanë qënë në Theth duke përcjelle lajme pozitive për këtë zonë perlë të Parkut Kombëtar të Alpeve. Fillimisht ato janë ndalur në Thethi Zip Line, një risi për këtë sezon turistik, ku ka qënë vetë kryebashkiaku Benet Beci dhe ministria Spiropali që kanë bërë edhe hedhjen e parë në këtë investim.
Më pas ato i janë drejtuar kantierit të rrugës në Ndërlysaj, ku ka nisur puna për fazën e dytë të rrugës së Dukagjinit, nga Ndërlysaj në Lotaj aty ku përfundon faza e parë e këtij investimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Qeveria Shqiptare.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Rama, ka diskutuar me banorë të zonës edhe për programin e ri, paketën e re të mbështetjes për investimet në këto male. Paketa do t’i hapë rrugë të gjithë atyre që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë dhe që kanë punuar e punojnë pa pushim që kursimet e tyre t’i investojnë në tokat e të parëve me një lehtësi të plotë pa pasur më ato hallet e pafundme të zinxhirit të pronave, deklaroi Kryeministri.