Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e falenderimeve për “14 majin” nga Shkodra, ashtu siç kishte paralajmëruar disa ditë më parë në konferencë shtypi me gazetarët.
Në Shkodër, ai ka zgjedhur që pas vizitës në Muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës”, tek ish- Dega e Punëve të Brendshme e kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri, të takohet edhe me këshilltarët që fituan mandate në zgjedhjet e 14 majit.
PUBLIKIMI I KRYEMINISTRIT RAMA NË FACEBOOK
SHKODËR – Me grupin e këshilltarëve socialistë të zgjedhur më 14 maj, si forcë e parë politike e Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës.