Forcat Speciale RENEA kanë improvizuar sot një skenë si nëpër filma, teksa kanë demonstruar një aksion për të neutralizuar një person të rrezikshëm dhe të ar.matosur.
Aksioni i RENEA-s u zhvillua pas përurimit të repartit të ri, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, të cilët panë nga afër se si veprojnë Forcat Speciale në një situatë kr.iminale.
Siç shihet dhe në video, e gjithë fusha qendrore e repartit të Forcave Speciale është kthyer në një fushë betejë, ku efektivët e RENEA shfaqen me ar.më të rënda dhe krijojnë një skenë lufte, deri në neutralizimin dhe vr.asjen e kr.iminelit.