Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reagojë sërish për lajmin e madh që u dha sot për Shqipërinë, ku KE prezantoi raportin pozitiv me rekomandimet për çeljen e negociatave me BE. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama falënderoi gjithë shqiptarët, ndërsa postoi edhe një video ku renditen bukuritë e Shqipërisë.
“FALEMINDERIT TË GJITHËVE?
#ForcaShqipëria?? #AlbaniaForever❤”, shkruan Rama.
Ajo çka të bën përshtypje është edhe fakti se videoja shoqërohet me himin kombëtar, duke kujtuar kështu edhe fjalimin e Ramës, i cili theksoi sot në konferencën për shtyp se Shqipëria do cconte para amanetin e Skëndërbeut.