Kjo e diel e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Shkodër, ku ka kaluar edhe natën e të shtunës në një nga hotelet e qytetit. Sot, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, Rama ka zhvilluar një takim me organizata socialiste të Shkodrës.
Të pranishëm në takim kanë qenë deputetët dhe kryebashkiakët e PS- së së Qarkut Shkodër, drejtues të institucioneve vendore dhe rajonale, ndërsa mediat nuk kanë qenë të pranishme. Në fokus të kësaj mbledhje, kanë qenë çeshtje organizative por edhe antarësimet e reja në partinë socialiste.