“Duomo Resort” është kthyer në një pikë referimi jo vetëm për pikën turistike të Shirokës por edhe të gjithë vizitorët që vijnë në Shkodër. Natyrisht, këtij “tundimi”, nuk mund ti shpëtonte as kryeministri Rama, i cili në fundjavë ishte në Shkodër.
I shoqëruar nga bashkëshortja dhe kryebashkiaku Benet Beci, ai ka bërë një vizitë në “Duomo Resort”, ku ka shijuar edhe një kafe në qetësinë dhe relaksin që ofron ky vend.
Shefi i qeverisë ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me administratorin e “Duomo” Resort, Andi Halluni, të cilit i ka shprehur përshtypjet më të mira për investimin cilësor dhe në sherbim të turizmit në Shkodër. Rama ka parë ambjentet e brendshme dhe të jashtme të resortit, pavarësisht motit jo shumë të përshtatshëm të fundjavës.
“Duomo” Resort dallon nga të gjithë duke nisur nga pozicioni i tij, pamja mahnitëse që ofron për klientët që e zgjedhin. Pikë e fortë është kuzhina mesdhetare, me një nga shefat më të njohur në Shqipëri, Adi Sudi nga Tirana, i cili është edhe pedagog që përgatit kuzhinierët e rinj. Menuja është e gjërë, e shumëllojshme duke nisur nga degustimi i mishrave të stazhionuar dhe peshku i egër.
Stafi profesional, i kultuar dhe i përgatitur, është një pikë e fortë e këtij resorti. Në dispozicion të pushuesve janë 12 dhoma me 2 suita dhe 10 dhoma standarde, me pamje të mrekullueshme si nga liqeni i Shkodrës ashtu edhe nga mali i Taraboshit.
Pishina e jashtme për klientët që zgjedhin të akomodohen në “Duomo” Resort, mund të konsiderohet si “qershia mbi tortë” e këtij resorti, i cili tashmë është një vlerë e shtuar për Shirokën dhe turizmin në Shkodër.