Nga qyteti i Shkodrës, për analizën vjetorë të vitit 2019 të Prokurorive në rang Apeli për veriun e vendit, kryeprokurori Olsian Çela dha mesazhe të forta për prokurorët. Edhe pse në këto kohë organi i akuzës sipas tij po përballet me sfida të rëndësishme, kërkoi perfeksionim të metodikave teksa nënvizoi se suksesi ka qenë i mangët në luftën kundër pastrimit të parave. “Duhet të grumbullojmë prova tek kr.i.mi financiar. Duhet te aplikojme ligjin Antimafia. Shkodra, Lezha, Kukesi etj., kanë forma të ndryshme kr.i.mi”, nënvizoi ai.
“Si çdo vit analiza kristalizon ate cka eshte bere gjate këtij viti me momente pozitive dhe negative. Prokuroria po perballet me sfida te rendesishme qofte me reformen ne drejtesi por dhe nevojen qe ka vendi per nje prokurori efikase. Jemi ne faze rikonstruksioni. Që nga fundi i vitit prokuroria kane kompetenca te reja si antikorrupsion anti mafia dhe kr.i.min e organizuar. Duket se me SPAK relativizohen prokurorite por ne fakt ne jemi depozita e madhe qe te dergon ne rrjetet kr.i.minale. Prej jush duhet te rriten metodat speciale te hetimit. Janë momente shume te rendesishme pasi ju duhet te perfeksiononi metodikat. Pastrimi i parave eshte nje fushe tjeter objektiv. Pastrimi i produkteve te ceshtjeve penale suksesi ka qene i manget. Duhet te grumbullojme prova tek kr.i.mi financiar. Duhet te aplikojme ligjin antimafia. Shkodra lezha kukesi etj kan forma te ndryshme krimi. Ju keni provojen per ta bere perballjen ne menyren e duhur”. /Video nga StarPlus TV/