Dita e shtunë dhe e diel, përcaktohen nga Kodi Zgjedhor si ditë heshtje gjatë një fushate zgjedhore. Sipas këtij kodi, përcakjtohet se nuk mund të ketë asnjë thirrje për të votuar subjektin apo kandidatin e një force të caktuar politike.
Ditën e sotme, me 6 mars, ka qenë vetë kryetari i PD- së Shkodër Xhevdet Amuli që ka thyer këtë rregull, duke bërë thirrje publike para mediave për të votuar kandidatin e partisë së tij në zgjedhjet për bashkinë Shkodër.
Kjo është ndërhyerje direkte në vullnetin e shkodranëve, ndërsa Kodi Penal parashikon sanksione të ashpra për vepra penale që lidhen me zgjedhjet. Deklarata të tilla janë përpjekje për të ndikuar tek zgjedhësit e Bashkisë Shkodër.
Deklarata e kryetarit të PD- së Xhevdet Amuli është bërë pas daljes nga qendra e votimir, ku ai ka votuar.