Sonte starton në Gjermani Kampionati Europian i Futbollit. Është eventi më i rëndësishëm sportiv i vitit dhe vëmendja e të gjithë opinionit, sportëdashës apo jo, direkt ose indirekt është e përqendruar aty.
Bashkia e Shkodrës, ka menduar që këtë event, ta kthejë në një festë sportive dhe të shoqëruar me muzikë për të shtuar dozat e argëtimit për të gjitha moshat dhe kategoritë.
“”Kryezona ku mblidhen kampiona” prej sot, çdo ditë në sheshin pranë shatërvanit. Emocione, sport, muzikë e sigurisht shumë miq bashkë për “Gjermani 2024″”, shkruan në një publikim në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci.