Me ligjin organik të vitit 2015, Njësive të Qeverisjes Vendore, iu përcaktuan 8 fusha kryesore të përgjegjësisë vendore, me 47 funksione, 7 nga të cilat, transferoheshin për herë të parë nën kompetencën vendore pas reformes territoriale 2014.
Legjislacioni per funksionet e transferuara. Edhe pas 9 vitesh, ka mungesë ndarjesh detyrash dhe përgjegjësish mes pushtetit qendror dhe atij vendor, duke i lënë kështu mundësi për ndërhyrje të pushtetit të parë mbi atë të dytë.
Kalimi i kompetencave të reja nuk është bërë i plotë dhe nuk është shoqëruar me ndryshimet në ligjet përkatëse.
Edhe në STRATEGJINE NDËRSEKTORIALE PËR DECENTRALIZIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE, 2023-2030, theksohet: Qartësimi i kompetencave të NJVQV me qëllim shmangien e mbivendosjeve me strukturat e dekoncentruara vendore. Plotësimi dhe përmirësimi i legjislacionit sektorial në fushat e funksioneve të bashkive.
Sipas ligjit per vetqeverisjen vendore, Janë kompetencë e bashkive Funksionet në fushën e sigurisë publike.
Bashkitë janë përgjegjëse për garantimin e këtyre funksioneve.
Në ndryshimet ligjore, që po diskutojme sot thuhet:
Me propozimin e prefektit të qarkut ngrihen pranë njësive të vetëqeverisjes vendore këshillat vendorë të sigurisë publike për kryerjen e funksioneve të veçanta për rendin dhe sigurinë publike në komunitet;
Këshillat kanë filluar të krijohen në fund të vitit 2016 bazuar në ligjin nr. “Mbi vetëqeverisjen vendore”, ligjin “Për Policinë e Shtetit”, Strategjinë Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Strategjinë Kombëtare të Rendit Publik (2015 – 2020), Strategjinë Ndërsektoriale të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore, si dhe në aktet përkatëse nënligjore.,
Aktualisht, falë mbështetjes së vazhdueshme të OSBE-së, Komisionit Evropian, USAID-it, SIDA-s dhe Ambasadës Holandeze, përpjekjeve të organizatave të shoqërisë civile. KVSP-të janë ngritur në në 52 bashki, por jo të gjitha funksionojnë apo kryejnë veprimtari rregullisht.
Mbështetja është dhënë në themelimin, rregulloren dhe planin e veprimit; si dhe lidhjen midis KVSP dhe Strategjisë së Sigurisë në Komunitet (2021-2025), Rolin e tyre në përballje me sfidat e sigurisë publike vendore; rritjen e bashkëpunimit ndër-institucional për çështjet e sigurisë dhe rendit;
Ngritja e keshillave theksohet edhe ne STRATEGJINË NDËRSEKTORIALE TË SIGURISË NË KOMUNITET 2021 – 2026,
Një prej risive më të mëdha në nivel vendor për fuqizimin e sigurisë publike kanë qenë Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike .
Në këshilla ka përfaqësues, nga Prefektura, Prokuroria, gjykatat, nga Këshilli Bashkiak, Policia Bashkiake DVPolicisë dhe Komisariati i Policisë, përfaqësues të komuniteteve fetare, nga shoqëria civile dhe të rinjtë.
Me keto ndryshime ligjore, çfare do te beje prefekti, do ti zhbeje keto keshilla vendor te ngritur me vendim te keshillit bashkiak?
A mos do të forcohet roli i Prefektëve, në përmbushje të përgjegjësive dhe të performancës, duke patur të drejtën e propozimit të antarëve dhe të ngritjes së Këshillave Vendorë për Sigurinë Publike në Bashki,
Edhe ky ndryshim ligjor është në vazhdën e Nderhyrjeve ne funksionet e pushtetit vendor. Me daten 11 Maj 2022, u nderhy ne funksionin e prodhimit, trajtimit, transmetimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm.
Pa përfunduar reforma e sektorit te ujesjellesave e vitit 2016, qeveria ndërmerr një reformë tjetër në këtë sektor, duke cënuar autonominë vendore, duke ndërhyrë në kompetencat e pushtetit vendor.
Ndikimi i interesave private dhe tendenca në rritje e centralizimit të ushtrimit të funksioneve të qeverisjes vendore nga ana e qeverisë ështe prezente, duke rrezikuar integritetin dhe efektivitetin e vendimeve të qeverisjes vendore.
Ndryshimet ligjore në ligjin për Zonat e Mbrojtura, të ndërthurura me ligjin per investimet strategjike në këto zona, duke dëmtuar natyrën e mbrojtur, me ligjin per planifikimin e territorit, rritja e kompetencave të Këshillit Kombëtar te Territorit, ligji për privatizimin e dhenien në përdorim të shoqërive tregtare, dhe shtyrja e afatit te bonove te privatizimit, janë dëshmi e lidhjes së qeverisë me interesa të individëve.
Tek RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT të bie në sy objektivi :
Shmangia e mbingarkesës së institucionit të prefektit nga kërkesat e njësive të vetëqeverisjes vendore për verifikim të ligjshmërisë, duke reduktuar numrin e këtyre kërkesave, brenda vitit 2024.
Krejt qesharake, duke e krahasu me nivelin e paligjshmërisë dhe shkeljeve ligjore te NJQV, që deshmon punen e pakryer te inst te prefektit
Mjafton të lexosh raportin e KLSH të vitit 2023, të depozituar në kuvend, ku në 68 Njësi të vetëqeverisjes vendore dhe ente të tjera në nivel vendor, vetëm Në fushën e zbatimit të legjislacionit tatimor në Vetëqeverisjen Vendore, janë dhënë 7 milion lekë masa për shpërblim dëmi, 4.6 miliard lekë, për masa për moszbatim të kuadrit ligjor dhe nënligjor në fuqi në fushën e administrimit të pasurisë shtetërore, të prokurimeve me fondet publike, të zbatimit të projekteve të financuara nga buxheti, zbatimin e kontratave të mallrave dhe mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit, kontrollit të brendshëm financiar publik etj.
Prefekti i qarkut verifikon ligjshmërinë e akteve me karakter normativ të organeve të vetëqeverisjes vendore.
Në rastet kur vëren papajtueshmëri ligjore të aktit, prefektit i lind e drejta t’ia kthejë atë organit përkatës të qeverisjes vendore, duke argumentuar shkeljet e vërejtura.
Institucioni i prefektit te Shkodres a e ka verifikuar ligjshmërine e aktit të kryetarit te bashkisë nr 30, datë 24.01.2024, “Për miratimin e strukturës të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër” ?
Me miratimin e buxhetit të vitit 2024, numri i punonjësve të Bashkisë sëbashku me Institucionet e varësisë do të ulej me 101 punonjës.
Por, numri i punonjësve, që i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës deri tani, është sa dyfishi i atij të parashikuar në buxhet, pa llogaritë ato të cilët po njoftohen për transferime ose ulje në pozicione pune dhe punonjësit e Ujësjellësit.
Të gjithë punonjësit do t’í drejtohen Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, gjykatave, ku përveçse kërkesës për kthimin në pozicionin e mëparshëm ose në një pozicion të barazvlefshëm do të kërkojnë edhe shpërblimet financiare për dëmin që i është shkaktuar.
Të vetmit që penalizohen janë shkodranët, të cilët me taksat e tyre, do të paguajnë kushedi për sa vite, urdhërat politikë të Kryetarit të Bashkisë.
Kur po ktheheshim nga Kosova, pas Forumit Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë, 220 km deri në Milot i përshkuam për gati 2 orë, ndërsa nga Miloti deri në Kryesinë e Kuvendit, 55 km bëmë 2 orë e çerek.
Për mue, që atë rrugë e bëj disa herë në javë nuk ishte ndonjë çudi, por për koleget që udhëtonin sëbashku me mua, ishte kalitje nervash.
Ky është një shqetësim, të cilin e kam ngritë disa herë në seanca dhe në komision parlamentar, por nuk po merr zgjidhje tash sa vite. radhë të gjata makinash në pothuajse çdo orë të ditës.
Rruga Shkodër Tiranë, është problemi më shqetësues jo vetëm i shkodranëve, por i gjithë veriut, I emigrantëve shqiptar që kthehen në vendlindje, i mijra pushuesve, që vijnë gjatë sezonit veror në plazhe e ne bjeshke, i 4 milionë kosovarëve, që përshkohen në rrugën e ngushtë në drejtim të Shëngjinit, Velipojës, Muriqanit, të gjithë vizitorëve, që hyjnë në Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit.
Të rrish 3, 4 deri në 5 ore në radhët të gjata për 94 km, është e pafalshme.
Me 9 gusht, të vitit të kaluar, pas reagimeve pa fund në rrjetet sociale për trafikun Tiranë Shkodër, KM, pas 10 vitesh në pushtet, tallej me përdoruesit e aksit të rënduar Shkodër – Tiranë: “nuk do të durojnë më aq shumë sa kanë duruar, edhe pak durim”.
Po edhe sa vera do të kalojnë me durim?
Rruga Milot – Balldren është zhdukë nga gjithe tabelat e buxhetit të shtetit.
Asnjë punim, nuk parashikohet as në buxhetin 2024, as në atë afatmesëm, në një segment, ku për 20 km, mbetesh me orë në trafik shumë të rënduar dhe me numër të lartë aksidentesh.
Për 800 m tunel mbetesh në Lezhë, me orë. A por pritet koncesioni i radhës, ku vetëm segmentet e veriut të bëhen me pagesë.
Nga buletini i turizmit per vitin 2023, turizmi natyror dhe turizmi kulturor, kryesohet nga veriu me Lumin Buna, me Alpet e Shqiperise, me Zonat e Mbrojtura te Qarkut te Shkodres.
A eshte qellimi juaj, pengimi i ardhjes së turistëve në Veri të vendit? Kur flitet per Veriun, ju nuk keni asgja seriozisht! /Nga deputetja e Shkodrës Emilia KOLIQI, fjala e mbajtur në Kuvend/