Ministret Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro, kanë hyrë në një “dilemë” të fortë se kush ka krapin më të mirë, Shkodra apo Ulza. Këtë e kanë “diskutuar” teksa në liqenin e Ulzës po hidhej rasat peshku.
“Konkurrencë e fortë mes Ulzës dhe Shkodrës. Agron Malaj thotë se liqeni i Ulzës e ka Krapin më të mirë, por unë dhe Mirela i dhamë një zgjidhje më të drejtë në favor edhe të zhvillimit të turizmit, kësaj konkurrence”, shkruan Balluku në rrjetet sociale, duke shpërndarë edhe videon që mund ta ndiqni më poshtë.
Sigurisht, çdo gjë duket se është me humor por pyetja që ngrihet është: A është një sjellje normale, e pranueshme e dy ministreve të një qeverie, aq më shumë “në orar të punës” dhe duke e publikuar vetë videon e kësaj “dileme”? Dhe, a mund të krahasohen të pakrahasueshmet, krapi i Shkodrës me atë të Ulzës?!