Si të mos mjaftonin elozhet e thurura nga trajneri i Çelësit, Tomas Tuhel, ylli i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka përfunduar edhe në faqen zyrtare të UEFA-s.
Një postim i gjithi i dedikuar Brojës! “UEFA EURO 2024”, ka shpërndarë një video, me mbishkrimin “Raketa Armando Broja! Kush është talenti më premtues i përfaqësueses tuaj?”. Ky status ka marrë reagime të shumta në “Twitter”, duke e shndërruar sulmuesin shqiptar në një yll të vërtetë.
🇦🇱 Armando Broja rocket 🚀
Your nation’s most promising youngster? @armandobroja9 | @FSHForg | #MondayMotivaton pic.twitter.com/yOt7Ew3C9o
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) January 17, 2022