Këtë të mërkurë besimtarët mysliman në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë Kurban- Bajramin.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët në emër të tij dhe në emër të komunitetit.
Ndër të tjera Spahiu shprehet se në këtë ditë kush ka mundësi të presë kurban dhe ta ndajë atë me familjet në nevojë.