Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet që kanë nisur prej ditësh për pastrimin kolektorit kryesorë të qytetit të Shkodrës në zonën e Perashit. Ai u shpreh se nuk ka dhuratë më të madhe se kjo për banorët e Shkodrës nëpërmjet punës.
BENET BECI: Unë mendoj se kjo është më e rëndësishmja për qytetin, është kolektori që në 30 vite nuk është pastru dhe ka qënë i bllokuar me ndërtime pa leje. Vazhdojmë intensivisht të punojmë dhe po bashkëpunojmë shumë mirë edhe me banorët të cilët gjej rastin ti falenderoj për mirëkuptimin e tyre sepse sigurisht ne jemi duke punuar në oborret pranë banesave të tyre dhe po ecim besoj shumë mirë. Mendoj se është prioriteeti i ndërhyrjeve të bashkisë dhe ujësjellësit. Nuk ka dhuratë më të madhe sesa pastrami i këtij kolektori në prag të sezonit të dimrit që po hyjmmë.
I pyetur në lidhje me lajmin që qarkullon në media për dorëheqjen e tij dhe paraqitjen në Spak ai ka është shprehur se është thirrur normalisht, ka dhënë shpjegime normalisht, kush s’ ka punë tjetër le të merret me llafe! Ndërsa shtoi se ska asgjë që e ndal punën që ka nisur për zhvillimin e Shkodrës.