Ndue Pjetra, avokati shkodran i anëtares e KPK, Etleda Çiftjas, ka folur para mediave i revoltuar, ndërsa klientja e tij u paraqit sot në Apel, pasi SPAK ankimoi vendimin e mëparshëm të GJKKO ku kjo e fundit shpallej e pafashme për akuzat e deklarimit të rremë e fshehjes së pasurisë, si dhe të falsifikimit të dokumenteve.
“Duke qenë se as prokuroria as gjykata nuk na pranuan si pjesë të procesit, bëmë ankim në gjykatën e apelit dhe vendosi të na thërrasë. U kërkua qëndrimi i palëve, jemi kushtet që jemi kallëzuesi dhe viktima, pra kushtetua e Shqipërisë nuk ka asnjë vlerë, e vetmja vlerë që ka është që në momentin që të ndërpritet energjia apo të mos ketë as ujë për tu larë, u shërben qytetarëve me fshi b*then me të.
Kanë heq gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe kanë lënë ata që lëkunden, pra kanë hequr pjesën veriore, dhe kanë lënë ata të jugut që binden. Ne do vazhdojmë deri sa të shprehet gjykata.
Janë shkelur të gjitha procedurat dhe çështja duhet të kthehet në gjykatën e shkallës së parë. Këta gjyqtarë janë ata që të dënojnë dhe po të njëjtët që të lirojnë”, tha ai.