Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka inspektuar punimet që po kryhen në asfaltimin e dy rrugëve “Hafiz Sabri Bushati” dhe “Daut Boriçi” pranë Urës Dërvishbeg. Ai ka ndjekur nga afër punimet në procesin e asfaltimit të këtyre segmenteve të rëndësishme në qendër të qytetit të Shkodrës. Gjatë inspektimit ai është takuar me banorë dhe punonjës të cilët po punojnë prej ditësh në rikonstruksionin e plotë të këtij segmenti.
Në një intervistë për mediat ai është shprehur se ky rrugë është një nga segementet më të rëndësishme të qytetit dhe do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit të mjeteve.
Puna për rikonstruksionin e plotë të këtyre semgneteve ka nisur disa ditë më parë, investim i cili ka përfshirë rikonstruksionin e plotë rrjetit të kanalizimeve, asfaltimin e plotë dhe ndryshimin e korsisë së biçikletave, ndërkohë që kjo zonë është paisur me ndriçimin led, ç’ka ka ndryshuar imazhin e plotë kësaj rruge.