Rreth orës 14:00 kryedemokrati Lulzim Basha doli në një konferencë të posaçme për shtyp, ku bëri të ditura dy kërkesa për kryeministrin e vendit Edi Rama. E para, të pezullohej menjëherë taksa e kalimit dhe e dyta, të ndalej dhuna ndaj qytetarëve.
“Ky është reagimi për grabitjen e dyfishtë që Rama i bën xhepave të shqiptarëve. Kjo tarifë është një gjobë ndaj popullit për korrupsionin e Edi Ramës, është taksim i dyfishtë. Ai merr 200 mln euro për taksën e qarkullimit, por nuk u mjaftua vuri me dhunën e katranove edhe tarifën e kalimit… Ky është populli me të cilin Rama u tall, ky është vetëm fillimi”,- deklaroi Basha.
“Një qeveri antipopullore dhe antikombëtare nuk e mposht dot popullin. I kërkoj të pezullojë tarifën e kalimit në rrugën e Kombit, pagesa të kryet nga taksa e qarkullimit 200 mln euro. Kërkesa e dytë: Të tërheqë policinë dhe të ndalë dhunën”,- sqaroi kryeopozitari.