Laçi rezulton si “macja e zezë” për Vllazninë. Djemtë e Thomas Brdariç janë mundur në shtëpinë e tyre nga djemtë e Shpëtim Duros. Pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekura, në një ndeshje relativisht të barabartë.
Pjesa e dytë ka patur edhe golat e ndeshjes, ku fillimisht kanë shënuar të parët miqtë me anë në Nuabueze në minutën e 59 pas një gabimi fatal të mbrojtjes së Vllaznisë. I shërbyer nga Shehu, sulmuesi laçjan nuk e ka të vështirë të shënojë.
Avantazhi zgjati vetëm 7 minuta. Vllaznia gjen golin e barazpeshës me autor Imeri. Është Kruja që lëshon një predhë nga jashtë zone dhe goditet shtylla pingule. Topin e kthyer e shtyn në rrjetë me lehtësi Imeri.
I sapo futur në fushë, Harmon kalon sërish në avantazh kurbinasit në minutën e 72- të. Pas asistit të Nuabuezes, sulmuesi fiton duelin e shpejtësisë me Gurishtën dhe mposht Zogoviçin. Vllaznia për 13 minuta luan me një lojtar më shumë pasi Nuabueze doli jashtë me të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj Imerit.
Megjithatë, kurbinasit kane fituar 2-1 ne “Loro Borici” dhe kane rihapur garen per titullin kampion. Perballe kuqebluve qe nuk kane treguar asgje nga vlerat e tyre te verteta, djemte e drejtuar nga trajneri Shpetim Duro ia kane dale te fitojne dhe te jene tashme 7 pike larg shkodraneve.