Një lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv ku trajtohen të sëmurët me korona virus. Mësohet se një grua ka lënë spitalin, pasi ajo fitoi betejën me COVID-19.
Burime nga spitali thonë se me herët është dërguar me autoambulancë një tjetër grua e shëruar nga Shkodra, ndërsa pritet që po sot të shkoje në banesë edhe një tjetër paciente nga Durrësi.
Në pamjet më sipër shihet se si gruaja e shëruar hipën në ambulancë, ndërsa do të transportohet drejt shtëpisë së saj. Kujtojmë se në vendin tonë janë zbuluar 832 raste me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 31 persona. /BW/