Lirohet Harku i Bërdicës nga prania e ujit, ndërkohë kalimi në urën e Bahçallekut është hapur sërish. Kjo urë u bllokua brëmjen e kaluar për shkak të rrezikut se prurjet e ujrave mund ta rrëzonin një pjesë të saj por pas vlerësimit të gjendjes së urës nga ekpsertët është vendosur që të rihapet përsëri duke bërë të mundur kalimin e automjeteve.
Që prej momentit kur u bllokua ura e bahçallekut kalimi u zhvendos përmes mjedës në drejtim të Tiranës. Tashmë në urën e Bahçallekut automjetet po kalojnë normalisht kjo për shkak të një përmirësimi të situatës dhe ulje të prurjeve të ujrave. gjithsesi situata është nën monitorim për orët në vazhdim.
“Prej më pak se 24 orësh, bllokim aksesi, rihapet Harku i Berdices dhe Ura e Bahçallekut per qarkullimin e mjeteve pas renies se nivelit te ujit, nderkohe mbetemi ne gadishmeri duke ndjekur problematikat ne terren per te ju pergjigjur nevojes se banoreve ne kete situate emergjence.”, thuhet në njoftimin e prefektes së qarkut Shkodër Majlinda Angoni në Facebook.