Mëngjesin e sotëm, një sasi lënde plasëse është vendosur në makinën e punonjësit të policisë së Shkodrës, Kastriot Selimaj, 50- vjeç. Mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së punonjësit të policisë, ndërsa makina ka pësuar dëme të rëndësishme.
Ndërkohë, kanë dalë pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihen dy persona të maskuar me mushama të mëdha nga koka tek këmbët. Ata vendosin lëndën plasëse në mjet dhe largohen.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në automjetin e shtetasit Kastriot Selimaj, 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.