Nuk mjafton të luash mirë dhe të mbash topin më shumë në futboll. Kombëtarja shqiptare është mundur 4-1 në Poloni, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Ndonëse kuqezinjtë bënë një lojë relativisht të mirë, nuk ishte e thënë që të merrnin të paktën një barazim.
Pjesa e parë përfundoi me fitoren e vendasve 1-2. Fillimisht kaloi në avantazh Lewandowski, pas një goditje me kokë në minutën e 12’. Një aksion i vetëm dhe goleadori polak nuk fal, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Berisha.
Avantazhi i Polonisë zgjati vetëm 12 minuta, pasi Sokol Cikalleshi, pasi ka marrë një top brenda zone, u kthye dhe goditi pa u menduar, duke mposhtur Szczesny, i vendosur keq dhe jo pa faj.
Megjithatë, nuk ishte e thënë që pjesën e parë ta mbyllnin në barazim. Në minutën e 44’ vjen goli i dytë i vendasve, me autor Buksa. Për të ardhur keq, pasi kuqezinjtë po luanin vërtet mirë.
Kuqezinjtë hidhen menjëherë në sulm në pjesën e dytë, por polakët ndëshkojnë në minutën e 50-të me anë të një kundërsulmi. Lewandowski bën gjithçka mirë në krah dhe në fund pason për Krychowiak, i cili nuk fal afër portës. Reja feskon sulmin, por në fund janë sërish vendasit që shënojnë me Linetty. Mbyllet 4-1 për Poloninë.