Aktori i humorit Sandër Ruçi, “Mjeshtër i Madh” erdhi me premierën e 15-të të tij të quajtur “Lezet n’pushtet” së bashku me një grup të ri aktorësh që u shfaq në skenën e teatrit “Migjeni”.
Përmes pjesëve humoristike plot sarkazëm, aktori shkodran përcolli disa mesazhe për problemet e ditëve që jetojmë duke përfshirë edhe zhvillimet politike.
Në këtë premierë, aktori Ruçi zgjodhi sërish që të shoqërohet nga aktorë të rinj për t’i dhënë një mundësi atyre. Aktorët që shoqëruan Sandër Ruçin shprehen se atyre i mungon kjo hapësirë që i jep mjeshtri i humorit në skenën e teatrit “Migjeni”.
Bashkë me aktorin Sandër Ruçi dhe aktorët Ketlin Pjalmi, Tan Brahimi e Vitmir Alikokej, pjesë e shfaqjes ishte edhe gazetari Bepin Kolvataj si dhe këngëtarët Laorjan Ejlli, Niki Mjeda, Martina Serreqi, Kristi Ndoja, Bruna Sata, Aleksandër Tuka, Selma Bekteshi si dhe muzika e skeçeve muzikore nga mjeshtri Roland Guli.