Janë riaktivizuar vatrat e zjarrit në masivin pyjor përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër. Nga zjarri rrezikohen banesat e bizneset në dalje të qytetit.
Në pamjet e siguruara nga ShkodraWeb, shihet që flakët janë ngjitur me godinat.
Raportohet se në terren ndodhen zjarrfikësit, që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ka shumë orë që vatrat e zjarrit janë aktive, në disa raste duke rrezikuar edhe banesa.