Nuk kanë munguar as këtë vit urimet e liderëve kryesorë politikë në vend për Festën e Pashkëve. Pavarësisht se këtë të diel, nuk do të kenë mundësi të urojnë direkt prijësit shpirtërorë të besimeve për shkak të korona virusit, ata kanë zgjedhur rrjetet sociale për të përcjellë mesazhet e tare për besimtarët që kremtojnë Ringjalljen e Krishtit.
Urimi i kryetarit të PD-së Basha per Pashket:
Të dashur motra dhe vëllezër që kremtoni këtë ditë të shenjtë të Pashkës dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra, për shumë vjet Pashkët!
Një urim dhe lutje të veçantë kam sot për ata që po përballen me sëmundjen, për personelin shëndetësor, për punonjësit e policisë, të forcave të armatosura, për klerikët dhe shërbëtorët e Zotit, për prindërit dhe vogëlushët në familjet në nevojë, për të moshuarit, për të sëmurët e më të pamundurit.
Në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!
Kryeministri Rama ka përcjellë një urim të thjeshtë, por duke e shoqëruar edhe me një video.
“PASHKË TË GËZUAR ?”- Shkruan kryeministri, ndërsa këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, festimet vijnë nën masa të forta për t’u mbrojtur nga korona virusi, i cili ka prekur më shumë se 1 mln njerëz nëpër botë.