Partia Demokratike dega Shkoder.Dënon me forcë largimet për arsye politike që po ndodhin në Bashkinë Shkodër . Bardh Spahia kryetari i Bashkisë Shkodër, pa marrë mirë detyrën e kryetarit të bashkisë, në vend të mendojë për të zgjidhur nevojat emergjente që ka Bashkia Shkodër, tu japë zgjidhje problemeve të qytetarëve të Shkodrës ka filluar spastrimet duke urdhëruar largimin nga detyra të:
-Altin Shabaj / administrator në Njësinë Administrative Postribë, Bashkia Shkodër
-Gjovalin Darragjati / administrator në Njësinë Administrative Dajç, Bashkia Shkodër
Të dy këta punonjës të Bashkisë Shkodër kanë punuar me korrektësi dhe profesionalizëm dhe nuk kanë asnjë vëretje gjatë periudhës që kanë ushtruar këtë detyrë, por largimi i tyre nga detyra është politik, sepse ata jan pjesë e strukturave drejtuese, anëtarë kryesie të Partisë Demokratike Shkodër. Largimi i tyre nga puna është një hakmarrje e pastër që shkodranve ju kujton “ luftën e klasave”.
LEXONI EDHE: OPINION – Askush nuk mund të shfaqet “më katolik se Papa”, as në politkë dhe as në administrim…
I bëjmë thirrje kryetarit të Bashkisë Shkodër Z. Bardh Spahija, të ndalojë largimet politike nga ky institucion, të ndalojë hakmarrjen dhe presionin politik mbi njerzit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, për tu hapur vende pune të korruptuarve dhe individëve të cilët i siguruan votat për tu bërë kryetar bashkie. Shkodra dhe shkodranët nuk ua kanë borxh!
Ndërsa flasin për bashkim dhe gjithpërfshirje në procese të ashtuquajtuara zgjedhore , realiteti është presion politik , hakmarrje dhe përjashtime apo largime nga puna të gjithkujt që nuk mendon si ata apo nuk bashkohet me hallin e Bardh Spahisë apo Voltana Ademit dhe ky hall është uzurpim me çdo kusht e çdo mjet të Partisë Demokratike të Shkodrës.
Të nderuar qytetarë të Shkodrës, të dashur demokratë të Shkodrës, për fat të keq Bashkia Shkodër nuk është dhe nuk do të jetë në funsionin tuaj, nuk është dhe nuk do të jetë pranë halleve e problemeve të shumta që ju keni. Bashkia Shkodër sot është nën sundimin e atyre që duan ta përdorin këtë institucion për qëllime politike, për hakmarrje dhe presione të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me mënyrën se si duhet të qeveriset apo drejtohet një qytet, një bashki apo një komunitet .
Janë bërë bashkë të korruptuarit, “nongratat”, përfituesit dhe zaptuesit e Shkodrës, për të sunduar Shkodrën, për të sunduar të ardhmen. Bardh Spahija ndalo presionin poltik dhe hakmarrjen! Shkodra dhe shkodranët, nuk ua kanë borxh. Ata duan zgjidhje për hallet e problemet e tyre, ata duan punë. /Deklaratë për mediat e lexuar nga Xhevdet AMULI/