Pedonalja e Molos tashmë është plotësisht në dispozicion të qytetarëve. Në bashkëpunim me komunitetin, është bërë lirimi i të gjitha hapësirave publike dhe pastrimi saj. Bashkia Shkodër ka gjetur mirëkuptimin e banorëve, të përfaqësuar edhe nga Shoqata për të Drejtat e Komunitetit Egjiptian.
Lirimi dhe pastrimi i hapësirave publike është kryer edhe në zonën e ish- Thertores, në anën tjetër të Urës së Bunës, ndërsa janë vendosur edhe shërbimet e Policisë Bashkiake. E gjithë kjo hapësirë do të jetë në vëmendjen e veçantë të Bashkisë së Shkodrës.
Fillimi i sezonit turistik, e gjen Shkodrën me hapësira publike në sherbimin e të gjithë qytetarëve, ndërsa Bashkia Shkodër kërkon edhe mirëkuptimin e tregtarëve ambulantë që ti lirojnë vullnetarisht hapësirat publike që mund të kenë zënë.