Është liruar Arkimed Lushaj, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi u kap duke konsumuar kokainë. Pas lirimit, ai ka bërë publike një video, teksa shihet duke tymosur sërish. “Jom shumë i madh për ju”, ka shkruar ai bashkangjitur videos.
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit ‘Stresi’, i cili u ndalua nga policia pak ditë më parë, do të hetohet në gjendje të lirë. Vendimin e dha sot Gjykata e Tiranës, pas kërkesës së Prokurorisë.
‘Stresi’ u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi u kap me disa persona të tjerë në një lokal të kryeqytetit, duke konsumuar kokainë.
Në dëshminë e tij para uniformave blu, ‘Stresi’ ka pranuar se ka qenë duke konsumuar kokainë, por ka thënë se lënda narkotike nuk ishte e tija.